Futboll

Premier Liga zbulon mbretin Solomon, të gjithë të dashuruar me Robenin e ri

Gazeta Si – Futbollisti izraelit, 24 vjeç, ka shpërthyer këtë sezon në Premier Ligë, ku po udhëheq Fulhemin drejt Europës. Premier Liga është dashuruar me ish-lojtarin e Shakhtarit dhe tashmë klubet e mëdha e kanë vënë në shënjestër.

Të shikoje Arjen Robenin të luante ishte si një film horror i viteve ’90. E dije se çfarë do të ndodhte, e dije kur dhe nga ku do të shfaqej personazhi i frikshëm, e dije edhe se kush do të vdiste, por çdo herë ngriheshe i tmerruar nga karrigia. Me holandezin ishte njësoj: e dije që do nisej nga e djathta, do driblonte një apo dy kundërshtarë dhe pastaj do shënonte me një diagonale kirurgjikale në shtyllën e dytë.

E dinte ai që po e shihte nga divani apo nga pabi, e dinin trajnerët dhe mbrojtësit kundërshtarë, e dinin të gjithë, por kur Roben donte të bënte golin ‘alla Roben’, e bënte.

Tani dikush tjetër po e merr këtë markë fabrike, vetëm se nga ana tjetër. Luhet Fulhem-Volverhempton 0-1, Manor Solomon niset nga e majta, djeg Semedo dhe me një të djathtë në rrututllim e sipër e çon topin në rrjetë. Katër ditë më pas luhet në ‘FA Cup’ Fulhem-Lids, Solomon niset nga e majta, djeg Somervill dhe me të djathtën realizon.

Fenomeni izraelit ka bërë gjithë Premier Ligën të dashurohet me të. Fulhemi ka një xhevahir që duhet ta blindojë sa më parë, sepse klubet e mëdha po e ndjekin me shumë kujdes Robenin e ri, izraelitin 24-vjeçar. Me të Fulhemi po shkon në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë