Futboll

Premier League mund të luhet në Kinë vetëm për të përfunduar sezonin

Një klub i Premier League do të ishte i gatshëm të luante ndeshjet e fundit të kampionatit në Kinë (e madje e ka propozuar) në mënyrë që të përfundojë sezonin aktual. Kur është tashmë zyrtare se rifillimi i turneut do të shtyhet përsëri përtej 30 prillit, në Angli dëshira për të përmbyllur kampionatin është unanime për të mos humbur gati 800 milionë euro të garantuara nga shitja e të drejtave televizive që anasjelltas do të kërkohen mbrapsht nga platformat televizive.

Në këtë drejtim, shkruan revista Athletic, është një shoqëri angleze, emri i të cilës nuk bëhet e ditur, por që është shprehur e gatshme të transferohet për një muaj në Kinë, rreth 5,000 km distancë, vetëm për të zhvilluar ndeshjet e fundit të kalendarit. Provokim apo jo mbetet për tu parë, por është një shprehje vullneti për të gjetur një mënyrë për të mos anuluar sezonin, si ndodhi në Belgjikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë