Njerez

Prefekti i Tiranës: Vatrat aktive janë shuar! Zjarrfikësve u kemi shumë borxhe

Nga Gazeta ‘Si’- Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, deklaroi nga vendngjarja se pas disa orësh ndërhyrje, flakët janë neutralizuar dhe vatrat aktive janë shuar.

Sipas tij, gjatë operacionit janë evakuuar disa banorë, përfshirë edhe një të moshuar që ndodhej në gjumë, ndërsa disa persona kanë pësuar djegie të lehta.

Hajdari theksoi se në terren janë angazhuar të gjitha strukturat, përfshirë zjarrfikësit, urgjencën, Forcat e Armatosura dhe RENEA-n, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të tyre.

“Kemi të dëmtuar me djegie jo të rëndë, ndërkohë që janë nxjerrë disa banorë të pamundur nga pikëpamja shëndetësore. Para 10 minutash u evakuua një person që ishte në gjumë, person i vjetër, falë heroizmit të forcave tanë. Do vijojmë kërkimet brenda. Zjarri është vënë në kontroll. Këto vatra që shikoni ju janë vatra të vdekura. Ne do rrijmë deri në fund fare. Nuk ka asnjë raportim, mendojmë se nuk do kemi viktima. Do kishim sinjale nga policia. Jemi besimplotë që nuk do kemi dëmtime.

Është e qartësuar, ju shihni blloqe të djegura, por tymi mund të ketë depërtuar edhe në ambiente të tjera të pallatit. Bëhet fjalë për zona afër zonës së djegur. Kam urdhëruar bashkinë dhe emergjencat civile që ato do jenë në ambiente të tjera.

Me këto vështirësi që ka mbulimi i emergjencave civile për 2-3 orë ka vënë në kontroll një zjarr që shpërtheu për 5 minuta. Zjarrfikësve i kemi shumë borxhe.

Mendoj se sonte do vazhdojmë të shikojmë këtë ngjarje. Që është e rëndë. Mendoj se kemi bërë më të mirën”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë