Politike

Prapaskenat e një marrëveshje jo publike për zgjedhjet lokale, bashkitë e lira që Berisha i la Metës

Lefter Maliqi është i pari që foli publikisht se ai ishte emri i marrëveshjes Berisha-Meta për tu bërë pjesë e primareve të PD-së për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai do të garojë përballë një kandidatureje femër Brikena Koroveshi për bashkinë e Kuçovës.

Lefter Maliqi kaloi formalisht edhe në mbledhjen e kryesisë së PD-së, të premten pas mesdite.

Ai është i pari por jo i fundit në paktet lokale që janë vendosur mes PD-së dhe Partisë së Lirisë.

Burime për Gazetasi.al thonë se një tjetër marrëveshje është vendosur paraprakisht për emrin  kandidat për bashkinë e Mirditës ku garojnë gjashtë syresh me profesione të ndryshe nga ata në listat paraprake për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndonjë tjetër që garoi i pavarur në zgjedhjet lokale të vitit 2019 (ku PD-ja dhe opozita nuk morën pjesë zyrtarisht) e deri tek emra gazetaresh dhe intelektualësh të angazhuar në botën akademike. Burimet thonë se negociatat mes dy partive kanë shkuar drejt një emri të përbashkët që pëlqehet edhe nga strukturat e PD-së në Mirditë. Për të kaluar tek bashkia e Kamzës.

Kryesia nuk e ka kaluar ende listën por paraprakisht mësohet se pjesë e garës po synon të jetë edhe Shemsi Prençi ish-këshilltar i Ilir Metës kur ky i fundit ishte President. Për Kamzën deri tani kanë dalë disa emra nga PD përfshi edhe emrin e ish-deputetit, Asllan Dogjani.

Për tu zhvendosur në jug aty ku Meta ka pasur gjithnjë influencën e tij, Skraparin. Edhe kjo bashki është pjesë e paktit Berisha-Meta. Kryesia e PD-se miratoi të premten dy emra për primaret, një prej të cilëve është kandidat i Partisë së Lirisë.

Simpatizantët dhe balotazhi

Pak kohë me parë, kur Berisha mblodhi Këshillin Kombëtar, kryetari i saj Edi Paloka tha për mediat se ishin marrë dy vendime të rëndësishme por edhe të diskutueshme; Përfshirja e simpatizantëve në votim krahas atyre me teserën e partisë dhe njohja e balotazhit, që do të thotë se në rast se dy kandidat shkojnë në balotazh, në atë zonë do të ketë një garë të dyte. Një proces ky që nuk është pëlqyer nga PL-ja që në rrugë jo zyrtare është shprehur se do ta mbante djerrë procesin, por duke mbështetur pikën e parë atë të votimit të simpatizantëve që në këtë rast as më pak e as më shumë do të jenë njerëzit e PL-së që do të votojnë në Primaret e PD-së.

Kandidatët kanë filluar të dalin në skenë ashtu si edhe paktet e fshehta mes PD-së dhe PL-së paçka se në krye të herës u tha se PL do të synonte vetëm këshillat bashkiakë, më pas u përdoren lojëra fjalësh se do të kenë ndonjë emër, e deri tek ato që fshihnin nën tavolinë si përfshirja e pikës më të diskutueshme në këtë proces ajo e ‘simpatizantëve’ të partisë është vetëm pasojë e një pakti dhe jo kërkese nga demokratët: Futjen e njerëzve të PL-së në garën për kryebashkiakë.

Deri tani janë konfirmuar katër zona të lira: Mirëdita, Kucova, Skrapari dhe Kamza.

Por gjithçka mbetet e hapur sa kohë që PD-ja ka shtyrë deri në fund të muajit përmbylljen e procesit të zyrtarizimit të kandidaturave, ndryshe sa ishte premtuar se do të mbyllej dy javorin e parë. Fundja, ky nuk është premtimi i parë i shkelur...


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë