Politike

Lefter Maliqi emri i parë i Metës në primaret e PD

Lefter Maliqi është emri i parë i Ilir Metës që garon në primaret e PD-së për zgjedhjet e ardhshme lokale. Por jo i fundit.  

“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simpatizantët e saj më datë 4 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik.

Sfida jonë e përbashkët është  data 14 Maj, fitorja në Bashkinë  Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore!”, shkruan Maliqi.

Ai garon ne primare përballë kandidaturës së propozuar nga PD, Brikena Koroveshi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë