Futboll

Prapaskena me Vlahoviç, Juventusi e kishte shitur në Premier Ligë…

Gazeta Si - Dushan Vlahoviç, sulmuesi i Juventusit, është një objektiv i Real Madridit. Lajmin e zbulon e përditshmja spanjolle ‘AS’, që gjithashtu zbulon edhe një prapaskenë të bujshme.

"Sipas burimeve të përfshira direkt në bisedime, Juventusi negocioi gjatë merkatos së dimrit për shitjen e Vlahoviçit te një skuadër e nivelit të lartë në Premier Ligë, me shumë gjasa te Mançester Junajtid. Çmimi ishte mes 100 deri në 120 milionë eurove. Akordi u arrit mes klubeve, por agjenti i sulmuesit bllokoi gjithçka në momentin e fundit”, - shkruan ‘AS’.

Vlahoviç me fanellen e Juventusit. Gazeta Si, 20 shkurt 2023

Tani Vlahoviç është në shënjestrën e Real Madridit, gjithmonë sipas gazetës spanjolle: "Reali po ndjek me vëmendje situatën e serbit. Po diskutohet në zyrat e ‘Bernabéut’ për mënyrën si mund të bëhet kalimi nga Benzema te një tjetër ‘top player’, në formatin e Haland dhe Mbape, por kontratat e tyre zgjasin deri në 2024-ën dhe 2025-ën.

Ka dy opsione në këtë situatë: të vazhdohet edhe për dy sezone me ata që janë tashmë në skuadër, apo të blihet një sulmues që jep garanci, si Vlahoviç, pavarësisht faktit nëse Mbape ose Haland do të shkojnë te Reali më pas".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë