Futboll

Pranohet pakti i Juventusit me Prokurorinë për pagat, gjobë 718 mijë euro

Gazeta Si – Gjykata Federale ka pranuar paktin mes Juventusit dhe Prokurorisë së FIGC (Federatës Italiane të Futbollit) në lidhje me hetimin që kishte të bënte me manovrat e pagave nga klubi bardhezi.

Sipas informacioneve të para dhe që pritet të zyrtarizohen, Juventusi do të ndëshkohet me një gjobë prej 718.240 eurosh. Po ashtu, klubi torinez ka pranuar që të mos bëjë më asnjë rekurs të çështjes më pas.

Në anën tjetër, nuk ka dashur të bëjë pakt ish-presidenti Andrea Anjeli, kështu që procesi ndaj tij do të vazhdojë

Po sot janë bërë të ditura edhe motivet e ndëshkimit të pak ditëve më patë me 10 pikë minus në renditjen aktuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë