Lajme

Posti për kryeprokuror, Arta Marku futet në garë

Arta Marku, Kryeprokurorja aktuale e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka dorëzuar emrin pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Deri më tani në garë për postin e Kryeprokurorit të ri përveç Arta Markut janë edhe tre kandidatë të tjerë: Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj, të cilët u regjistruan në garë disa ditë më parë.
Kryeprokurorja Arta Marku konsiderohet kandidatura më e fortë deri tani. Marku doli përpara KPK-së në korrik të 2018-ës dhe kaloi me sukses Vettingun.
Gara për Prokuror të Përgjithshëm është hapur më 19 mars, pasi u miratua rregullorja mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë