Lajme

Portali më i fortë se deputeti, Rama: Për 3 minuta qeveria vihet në lëvizje

Kryeministri Edi Rama tashmë e ka kthyer në traditë që çdo të mërkurë të mbledhë në sallën e Hartave me koordinatorët e Bashkëqeverisjes. Në takimin e sotëm, kryeministri ka prezantuar disa nga rastet e trajtuara nga platforma.


Rama theksoi se për 3 minuta një qytetar mund të vërë në lëvizje një mekanizëm të tërë për zgjidhjen e një problemi. Sipas tij, sot çdo qytetar ka fuqinë të vërë qeverinë në lëvizje dhe se platforma Shqiperiaqeduam.al, ka zgjidhur mijëra raste për qytetarët në shumë qytete të vendit.

“Tani, ajo që bën reforma në shërbim të shtetit, është pikërisht presioni që krijohet mbi administratën nga bashkëqeverisja. Me të ardhura të larta, pa të ardhura fare, duhen 3 minuta që të vihet në shërbim qeveria drejtpërdrejt. Një deputet nuk arrin dot që për 3 minuta ta vendosë një ministër në shërbim të një çështjeje. Automatikisht pasi regjistrohet në platformë, koordinatorët që janë këtu, në çdo dikaster, vënë në lëvizje të gjithë mekanizmin. Në fund të çdo mbledhjeje qeverie, del gjithë lista e çështjeve të platformës me qytetarët. Është bashkëqeverisje reale. E keni dëgjuar shumë herë shprehjen ‘Më jep votën, të jap gjënë’. Sot, kjo gjë është realitet, jo vetëm kaq, por kjo duhet të ndikojë, që të pastrohet administrata”, është shprehur Rama.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë