Lajme

Pompeo në Forumin e Antisemitizmit: Shqipëria e nderuar, ta luftojmë këtë kërcënim

Mike Pompeo, sekretar i Shtetit të SHBA-ve, në mesazhin e tij në Forumin e Antisemitizmit të zhvilluar sot në Tiranë, ka thënë se Shqipëria duhet ndihet e nderuar për mbështetjen që u ka dhënë hebrenjve në luftën e dytë botërore.

“Kam kënaqësinë të bashkohem sot me ju. Shqipëria është një mik i madh i SHBA-ve. Pas Holokaustit, Shqipëria ka një rol shumë të madh, duke u kthyer në strehë për hebrenjtë. U dha dokumente false për të mbijetuar, për t’i shpëtuar nazizmit. Ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se para luftës dhe është nder për Shqipërinë dhe tolerancën e saj. Është nder për Shqipërinë, për trashëgiminë dhe tolerancën e saj.

Jemi këtu për të ngritur zërin kundër antisemitizmit. Së pari duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar. Duhet të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Kemi parë përhapje të antisemitizmit dhe kjo është shqetësuese. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi. Ju falënderoj shumë për punën e shkëlqyer. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, theksoi Pompeo mes të tjerash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë