Futboll

Polonia lë ‘kockat’ në Pragë, dy ndihmësit e Silvinjos mbajnë shënime

Gazeta Si – Polonia konsiderohej skuadra favorite në Grupin E të eliminatoreve të Europianit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, por sot në Pragë ishte Çekia ajo që u duk e frikshme, duke mundur 3-1 Levandovskin me shokë. Nëse kuqezinjtë e mendojnë Çekinë më të lehtë se Poloninë, e kanë shumë gabim.

Portugezi Fernando Santos debutoi me një humbje të thellë në stolin e Polonisë. Skuadra e tij pësoi gol që në minutën e parë në Pragë, pastaj u ndëshkua edhe me dy gola të tjerë nga vendësit. Krejçi, Cvankara dhe Kushta realizuan golat për çekët, që marrin menjëherë kryesimin e grupit. Szimanski shënoi golin e nderit për polakët.

Cekia feston nje nga golat ndaj Polonise. Gazeta Si, 24 mars 2023

Në tribunën e stadiumit në Pragë ishin të pranishëm dy ndihmësit e Mourinjos, Zabaleta dhe Dorival, të cilët me siguri kanë mbajtur shumë shënime, që do t’ia përcjellin kryetrajnerit. Ndeshja në Pragë pati ritëm të lartë dhe agresivitet nga të dyja skuadrat. Çekët ishin ata që shfrytëzuan në mënyrën më të mirë gabimet.

Polonia shpenzoi shumë energji në këtë 90-minutësh dhe kjo është diçka pozitive për Shqipërinë, që të hënën mund të gjejë përballë një kundështar të konsumuar fizikisht. Por është edhe ana tjetër e medaljes: pas kësaj humbjeje Polonia nuk mund t’ia lejojë vetes një gabim të dytë dhe do të shtrëngohet më shumë për fitoren.

Kuqezinjtë tashmë e kanë më të qartë se çfarë i pret në grup, ku objektivi është kualifikimi për në Euro 2024. Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe, u mbyll në barazim, 1-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë