Kosova

Politikani serb: Vulini ka lëshuar urdhër për mosfillimin e vitit shkollor për nxënësit serbë në veri

Në Kosovë viti i ri shkollor fillon më datën 1 shtator dhe në një datë të tillë besohet se do të rikthehen në bankat shkollore edhe nxënësit serbë në veri.

Një gjë të tillë ka konfirmuar për REL-in, drejtori i Shkollës së Mesme Teknike në Leposaviç, Sllagjan Radoviç.

Por me një mendim krejtësisht ndryshe ka dalë politikani serb, Boban Bogdanoviç, i cili tha se ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin ka dhënë urdhër që ndalon fillimin e rregullt të vitit shkollor për nxënësit serbë në veri të Kosovës.

Ai ndër tjera tha se ka informacion që mësimi do të organizohet në mënyrë online.

“Sipas informacioneve që kam, Aleksandar Vulin, drejtor i BIA-s, ka lëshuar një urdhër që ndalon fillimin e rregullt të vitit shkollor për nxënësit serbë në veri të Kosovës!Do të organizohet online!”, u shpreh ai.

Bogdanoviçi u shpreh se një urdhër i tillë është përshkallëzim i konfliktit në veri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë