Kosova

Policia për votimin në veri: S’ka pasur asnjë incident. Jemi të gatshëm të reagojmë në rast nevoje

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur para mediave lidhur me situatën e sigurisë në katër komunat, ku po zhvillohet procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë.

Elshani ka thënë se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, e qëndrueshme por edhe delikate, duke marrë parasysh ngjarjet që kanë ndodhur nga viti 2022 e deri tani.

Sa i përket procesit të sotëm të votimit, Elshani u shpreh se çdo gjë është në rregull dhe nuk ka pasur asnjë incident.

“Policia është e involvuar në planifikimin e ditës së referendumit të sotëm, që do të thotë se edhe dje edhe sot ne jemi në vazhdimësi në bashkëpunim me KQZ-në. Nuk kemi vënë re ndonjë problem. Nuk kemi parashikime se mund të ketë. Nuk kemi as informacione nga inteligjenca nëse ka mundësi për tensione”, ka deklaruar Elshani.

Zëvendësdrejtori i policisë shtoi se në rast nevoje, ka mjaftueshëm policë për të reaguar në mënyrën e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë