Sociale

Policia: Pensionistët të mos dalin! Të tjerët, vetëm 1 nga familja për pazaret

Policia e shtetit me anë të një deklarate për median u kërkon pensionsitëve si në fshat dhe në qytet  të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore. Ndërsa një tjetër apel ka lëshuar edhe ndaj këmbësorëve që orarin e lëvizjes nuk duhet ta përdorin për gjë tjetër veçse për blerjen e ushqimeve.

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që në orarin e lejuar të lëvizjes për këmbësorët të lëvizin vetëm ata pjesëtarë të familjes që kanë të nevojshme të kryejnë furnizimin ditor për familjen.  Të evitohen lëvizjet për çdo arsye tjetër! Të gjithë ata qytetarë që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje  e farmaci, të bëjë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës", theksohet në këtë deklaratë.

Sakaq i kërkohet pronarëve të këtyre dyqaneve dhe faramacive që të marrin masa për të vendosur persona të posaçëm që klientët të respektojnë distancën dhe radhën dhe në hyrje të këtyre subjekteve të ketë masa dizinfeketuese për duart. Policia e Shtetit bën të ditur s epo  vijon të ushtrojë kontrolle të pandërprera në të gjitha zonat urbane e rurale dhe do ndëshkojë sipas ligjit cilindo që shkel këto rregulla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë