Ngjarje

Policia: Stop shëtitjeve e lojërave sportive. Dy orare për lëvizjet e administratës

Policia e Shtetit me anë një të njoftimi për median bën të ditur se nuk do të lejohen shëtitjet e këmbësoreve për xhirot, por vetëm për qëllime blerjeje. "Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që gjatë orarit të lejuar lëvizje, të mos qarkullojnë masivisht apo të mblidhen në parqe e lulishte, të ruajnë distancën në markete e minimarkete dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet e kota, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Nuk lejohet lëvizja e këmbësorëve për shëtitje, sport e çdo aktivitet që nuk ka lidhje me furnizmimin me produkte për konsum", thuhet në një njfotim të qeverisë.


Policia ka sqaruar gjithashtu qytetarët dhe sa i përket lëvizjeve me makina, duke i bërë të qartë dhe kohën se duhet të lëvizin. Kështu punonjësit e administratës kanë vetëm dy orare lëvizjeje kur shkojnë në punë dhe më pas kur kthehen,
"Lejohen të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit të gjithë punonjësit e administratës dhe biznesit në oraret 05:00 deri në orën 08:00 dhe për kthim nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Përjashtohen nga ky kufizim të gjitha automjetet e transportit të mallrave, produkteve ushqimore, fruta-perimeve dhe atyre blegtorale, me qëllim furnizimin e marketeve dhe minimarketeve dhe dyqaneve ushqimore", thuhet në këtë njoftim.
Gjithashtu bëhet e ditur se nuk lejohet asnjë qytetar që të lëvizë me automjet pa plotësuar formularin e vetdeklarimit dhe pa marrë konfirmim për lëvizje. "Pas orës 13:00 nuk lejohet të lëvizë asnjë qytetar, përjashtuar kthimin për në banesë të punonjësve të linjave prodhuese, të Shëndetësisë, Ushtrisë, Policisë së Burgjeve, SHPSF, të atyre personave që janë të përfshirë në listat e shërbimeve të bashkive dhe shërbimeve në banesë. Pas orës 13:00 nuk lejohet të jenë hapur asnjë market, minimarket, apo farmaci", bën të ditur policia e shtetit.
Nga ky kufizim do të përjashtohen vetëm linjat e prodhimit të bukës, ushqimoreve, prodhimit të mishit dhe atyre blegtorale vetëm për të prodhuar, por jo për të tregtuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë