Lajme

Policia: Nesër nuk do të lejohen makinat, por bizneset do të jenë hapur

Policia e Shtetit ka dale sot me një njoftim për të gjithë qytetaret, duke sqaruar se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do të lejohet lëvizja e lirë e këmbësorëve.

“Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve’’.

Edhe këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë