Lajme

Policia në aksion, bllokon 21 leje drejtimi

Gjatë një aksioni mbrëmjen e djeshme nga Policia Rrugore e Tiranës, janë pezulluar 21 leje drejtimi, ndërsa ka arrestuar një 25 vjeçar në Selitë i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Ja njoftimi i policisë:
Me Policinë Rrugore të kryeqytetit, kontrolle me Drager drejtuesve te automjeteve në çdo rrugë për të parandaluar aksidentet rrugore qe shkak kane drejtimin e mjetit nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur.
Ne Selite para pak minutash u arrestuan drejtuesi i mjetit shtetasi D.A, 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ku testi i pare i doli 0.72 mg/l dhe testi i dyte 0.74 mg/l.
21 patenta te pezulluara per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.
Alkooli ne timon vret jeten.
Perdor mjetet e transportit publik ne rast se je drejtues mjeti dhe ke konsumuar alkool.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë