Policia e Shtetit është vlerësuar me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018.
Operacionet për të cilat është dhënë çmimi janë: “ONE IF-BY LAND” kundër trafikimit ndërkufitar tё qenieve njerëzore dhe “PRECIZIONI” pёr goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar tё drogës.
Gjatë operacionit “PASSPORT/ONE IF BY LAND” u arrestuan rreth 40 persona dhe u zbuluan shumë lidhje kriminale tё rrjetit dhe u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni. Ndërsa gjatë operacionit “SUNSHINE/PRECIZIONI”, që u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet zyrtare në Greqi, Turqi dhe Maqedoni, u arrestuan 132 persona dhe u sekuestruan 16.7 ton kanabis, mjete, armë, skafe kokainë etj. Me rastin e dhënies së çmimit, Drejtoresha e Përgjithshme e SELEC Snejana Maleeva, i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, një letër vlerësimi për dedikimin profesional dhe përpjekjet e bëra nga Policia e Shtetit, që finalizuan këto dy operacione duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.