Kosova

Policia e Kosovës ndalon djalin e  Vuçiç

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Danilo Vuçiç, është ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Policia i ka hequr bluzën me mesazhe provokuese që ai mbante.

Danilo Vuçiç ishte në Kosovë për shkak të festës së “Vidovdanit”.

Pas përfundimit të ceremonisë e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.

Danilo Vuçiç pas festës ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtar të sigurimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë