Njerez

Poetja kanadeze Anne Carson fiton çmimin Nobel në Letërsi

Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze Anne Carson është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për këtë vit.

Carson, 76 vjeçe, njihet për vepra që shpesh kapërcejnë kufijtë midis poezisë, prozës artistike dhe studimeve akademike.

Komiteti i Çmimit Nobel deklaroi se e kishte përzgjedhur atë “për veprën e saj të guximshme dhe novatore, ‘Autobiography of Red’, e cila, në një dialog lozonjar me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore”.

Çmimi Nobel jepet për të gjithë veprën jetësore të autorit dhe konsiderohet si çmimi më prestigjioz në letërsinë botërore; fituesi merr një shpërblim prej 12 milionë koronash suedeze (900,000 £ ose 1.2 milionë $).

Ingrid Carlberg, sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, tha se ia kishte dhënë lajmin Carsonit përmes telefonit pak para njoftimit publik.

“Ajo pati kohë të më tregonte se, për momentin, ndodhet në Islandë, ku po dëgjon erën,” tha Carlberg.

“Ajo u befasua, por ishte shumë e lumtur. Këtë mund ta dalloja në zërin e saj.”

Carson ka përkthyer gjithashtu letërsi të lashtë greke dhe ka punuar si pedagoge e studimeve klasike për më shumë se 30 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë