Propozim i SI

“Pod” karantina, zgjidhni 2 familje dhe shoqërohuni vetëm me ta

Ndërsa njerëzit përballen me një sërë problemesh, epidemiologët dhe psikologët mendojnë se diçka e zgjuar që njerëzit mund të bëjnë tani është të balancojnë nevojat e shëndetit mendor dhe atij fizik.
Ekspertët këshillojnë që në këtë kohë të krijoni një “pod” karantinë. Një procedurë kur 3 familje shoqërohen vetëm me njëra-tjetrën në mënyrë që edhe të komunikojnë dhe të qëndrojnë të shëndetshëm. Jashtë “pod” karantinës ata ndjekin rregulla të rekomanduara për distancimin shoqëror.
Realiteti është që njerëzit kanë nevojë për kontakte sociale dhe disa familje po luftojnë për këtë gjë. Kështu që ne kemi nevojë për të gjetur mënyra për t'u socializuar në mënyrë të sigurt.
"Diçka ideale është që ne thjesht të qëndrojmë në shtëpi përgjithmonë dhe kurrë të mos shohim askënd, por thjesht nuk është e këshillueshme psikologjikisht," tha Zoe McLaren, studiuese e politikës shëndetësore në Shkollën e Politikave Publike në universitetin e Maryland, County Baltimore.
Gjithashtu edhe Julia Marcus, një epidemiologe e sëmundjes infektive në Shkollën Mjekësore të Harvardit, është me të njëjtin mendim.
Ju mund t’i takoni njerëzit edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, por kontakti i drejtpërdrejtë nuk mund të zëvendësohet. Për shkak të një sërë shqetësimeve këtyre kohë, “pod” karantina mund të jetë më e sigurt, veçanërisht kur keni edhe fëmijët të vegjël apo pjesëtarë në shtëpinë tuaj që vuajnë nga sëmundje kronike.

Zgjedhja e një “Pod” karantinë
Nëse mendoni se familja juaj ka nevojë për një “pod” karantinë, së pari do të mendoni se kujt t'i drejtoheni. Për të minimizuar rrezikun tuaj për infektimin nga Covid-19, ju duhet të gjeni një familje që është po aq e kujdesshme sa jeni dhe ju, një familje që kryesisht ka qëndruar në shtëpi dhe a ka mbajtur maska fytyre kur dalin në publik.
"Nëse familja tjetër me të cilën po mendoni të krijoni një “pod” karantinë, kanë kontakte me njerëzit e tjerë, atëherë kini kujdes se ka mundësi që të fillojë një zinxhir infeksionesh,”tha Stefan Flasche, një epidemiolog në Londër.
Është gjithashtu e rëndësishme që ju të zgjidhni një familje të cilët i besoni, janë pa probleme shëndetësore që lidhen me Covid-19 dhe njëkohësisht mund të komunikoni lirisht. Gjithashtu, diskutoni të vendosni disa rregulla bazë, për bashkëjetesën me familjet që do të zgjidhni. Mos harroni se kjo është një kohë që duhet të provoni gjëra dhe mbi të gjitha është e rëndësishme të mbeteni miq. Gjithashtu, diskutoni edhe angazhimin, sa do të zgjasë “pod” karantina. Ekspertët sugjerojnë që të nisin një periudhë prove dy javore dhe pastaj mund ta diskutoni në varësi se si do të shkojë gjendja.
Nëse vendosni të krijoni një pod, vendosni disa rregulla, që duhet t’i dinë të te familjet. Ekspertët thonë se kjo është një procedurë e mirë për këtë periudhë.
“Krijimi i një pod nuk do të jetë e lehtë. Ndoshta është një ndjenjë e çuditshme sepse nuk jemi mësuar me rregulla të çuditshme. Megjithatë, për disa familje, “pod” mund të sigurojë një mënyrë për të qëndruar të shëndetshëm ndërsa të gjithë ne vazhdojmë të jemi të sigurt,” shpjegon Oster.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë