Jete & Stil

Po vjen Nokia e re, smartphone X6 pritet të publikohet në Kinë më 16 maj

Adhuruesit e telefonëve celularë Nokia së shpejti do të njihen me versionin e ri X6.  Kompania Nokia nuk ka dhënë detaje rreth telefonit të ri X6, por nisur nga fotot e publikuara në mediat kineze, është një paisje e pastër dhe e bukur. Smartphone X6 pritet të ketë një ekran 5.8 inç me rezolucion 1080 x 2280 piksel. Pritet të vijë në dy versione, atë bazë dhe të avancuar, ku në dy rastet kapaciteti i baterisë pritet të jetë 3.300 mAh. Sipas njoftimeve paraprake dy versionet pritet të kenë 64 ose 128 GB memorie. Sensori i gjurmës së gishtit ndodhet në pjesën e pasme, kamera e dyfishtë e pozicionaur vertikalisht, porta e USB-së tip C dhe foleja e kufjeve 3.5 milimetra.

Nokia X6 është një smartphone ekonomik dhe në Kinë versioni bazë pritet të hidhet në treg me çmimin fillestar 252.3 dollarë, kurse version i avancuar me mimin 283.85 dollarë.

Jemi në pritje të konferencës së Nokia më 16 maj në Kinë për t’u njohur me ristë e  smartphone X6.

 

Më Shumë