Analize

Po tani? Në Itali populistët dështojnë

Profesori Giuseppe Conte nuk mundi. Ai u dorëzua më shpejt se mendohej, se nuk mundi të bindte presidentin dhe njerëzit e tij. Po vjen kaosi pyet Bernd Riegert?

Ekspertët e politikës i kishin dhënë qeverisë populiste në Itali, vendin e katërt më të madh në BE një jetë të shkurtër, rreth një vit. Se gjithçka do të merrte të tatëpjetën kaq shpejt dhe zgjati vetëm pesë ditë, deri sa kryeministri Giuseppe Conte u dorëzua, kjo nuk ishte menduar. Presidenti Sergio Mattarella vuri frenat, sepse Lega ekstremiste e djathtë, partneri më i vogël i koalicionit kishte këmbëngulur për një kundërshtar të euros si ministër financash. Mattarella e refuzoi këtë çmenduri. Ky ministër 81 vjeçar bënte përgjegjëse Gjermaninë si arsyen kryesore për çalimin ekonomik të Italisë. Ai e barazon euron me pushtimin e Italisë nga Gjermania hitleriane.

Presidenti italian veproi me guxim, ai e bllokoi qeverinë populiste duke rrezikuar madje edhe një procedurë për largimin nga posti. Ai nuk mundet ndryshe, tha Mattarella. Duhej të shpëtonte Italinë, sepse politika me të dhëna të qarta si një politikë e papërgjegjshme e koalicionit populist do të kishte rrezikuar stabilitetin financiar të Italisë dhe kursimet e italianëve. Presidenti mund të bazohet këtu në kushtetutë, e cila i mbron shprehimisht kursimet e italianëve. Presidenti përmendi si arsye edhe nervozizmin në tregjet financiare. Rifinancimi i borxheve po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për Italinë.

Gjithçka tjetër më mirë se një trupë e papërgjegjshme populiste

Por çfarë do të ndodhë tani? Kaos, krizë kushtetuese, zgjedhje të reja? Reagimet e zemëruara të partive të koalicionit, Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe Legas të bëjnë të mendosh për kaosin, Kreu i Lega Salvini sheh pas këtij hapi një komplot të Gjermanisë dhe Francës. Kreu i Pesë Yjeve, Di Maio supozon se është BE që drejton dorën e Mattarellas. Të dyja argumentet janë absurde, por tregojnë edhe naivitetin e të dyja partive.

Mattarella i ka kërkuar parlamentit zgjedhje të reja. Në rast nevoje ai mund ta shpërndajë atë. Presidenti mund të vendosë edhe një teknokrat si kryeministër. Të hënën ai zhvillon bisedime me një kandidat të mundshëm, një ekspert që ka punuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nga pikëpamja e Bashkimit Europian mund të shpresohet se gjendja në Itali do të qetësohet shpejt. Por ende vlen: një kryeministër i përkohshëm apo zgjedhje të reja janë më mirë se një qeveri populiste, që do të shigjetonte në të gjithë spektrin BE. Me manovrën e dështuar për t'u fshehur pas një kryeministri jopolitik që Lega dhe Pesë Yjet treguan se nuk janë të përshtatshme për të qeverisur. Problemi është se më shumë se 50% e italianëve thellësisht të zhgënjyer kanë votuar për populistët. Do të ndryshonte diçka me zgjedhjet e reja?

Ndoshta jo. Vetëm nëse...pas kuintave Silvio Berlusconi po bën nxemje. Ai mund të mbajë tani sërish poste publike. Ai mund ta bëjë "Forca Italia", konservatorët sërish më të fuqishëm se Lega. Por të mos harrojme edhe socialdemokratët që qeverisin. Ata duhet të largohen nga roli i humbësve në zgjedhje dhe të jenë të gatshëm të paktën për të biseduar për një koalicion me Pesë Yjet dhe Legan.

Zhvillimet janë tensionuese në Itali. BE mban frymën, sepse kjo do të thotë, se është e programuar një fazë e gjatë pasigurie. Projekte të mëdha të BE-së dhe negociatat për buxhetin duhet të presin./DW


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë