Moti

Po presim për diellin, por do të kemi përsëri shi

Vendi ynë vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore më të freskëta, e të paqëndrueshme me origjine nga Europa veri-perendimore.

Dita e sotme, por edhe gjatë fundjavës nuk do të mungojnë reshjet e shiut lokale në formën e stuhive në orët e mesditës. Temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta.

 Zonat malore 10/21 gradë celsius.

Zona e ulët 12/27 gradë celsius.

Zona bregdetare 14/26 gradë celsius.

Edhe fillimi i javës deri ditën e Marte moti do të jete me vranësira dhe reshje shiu.

Dita e mërkure parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta deri ne 31 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë