Lajme

Po planifikonte një vjedhje në market, arrestohet i riu në Kamëz

Policia e Kamzës ka kapur në flagrancë një 20-vjeçar, i cili po planifikonte të vidhte me armë në një market, në Laknas.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi K. K., 20 vjeç, banues në Laknas.

Policia pasi ka marrë informacion se në Laknas, një shtetas 20-vjeçar qarkullonte në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës dyshohej se mund të kishte armë zjarri, ka lokalizuar zonë dhe ka identifikuar të dyshuarin.

Siç njofton policia, ai është prangosur në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas.

Gjatë kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

Ndërkohë, vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, pasi dyshohet se ky shtetas mund të jetë autor edhe i disa tentativave të tjera për vjedhje me armë, të ndodhura më parë në Tiranë.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë