Raundi i 16 më të mirëve mund të jetë më pranë pas ndeshjeve të para në fazën play-off. Manchester City do të përbalet me Realin e Madridit ndërsa Paris Sain Germain duhet të kalojë rivalët francezë të Brest për të vazhduar më tej në Champions League. Sot luhen 4 sfidat e para duke filluar nga ora 18:45

Brest vs Paris (18:45 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Brest, vendi i 18 (4F 1B 3H); Paris SG, vendi i 15 (4F 1B 3H)
Kjo do të jetë vetëm sfida e dytë mes dy skuadrash franceze në Champions League. E para u luajt mes Lyon dhe Bordeaux ¼ finalet e sezonit 2009/10.
Formacioni i mundshëm i Brest:
Bizot; Lala, Chardonnet, Coulibaly, Haidara; Camara, Lees-Melou, Magnetti; Faivre, Ajorque, Balde
Formacioni i mundshëm i Paris SG:
Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Ruiz, Vitinha, Lee; Barcola, Dembele, Kvaratskhelia

Juventus vs PSV (21:00 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Juventus, vendi i 20 (3F 3B 2H); PSV, vendi i 14 (4F 2B 2H)
Juventus ka fituar 5 nga 8 ndeshjet e fundit përballë rivalëve nga Holanda në Kupat e Evropës (2B 1H plotësojnë serinë).
Formacioni i mundshëm i Juventus:
Di Gregorio; Weah, Gatti, Veiga, Savona; McKennie, Locatelli; Gonzalez, Koopmeiners, Yildiz; Kolo Muani
Formacioni i mundshëm i PSV Eindhoven:
Benitez; Karsdorp, Flamingo, Obispo, Junior; Veerman, Schouten; Bakayoko, Til, Lang; De Jong

Manchester City vs Real Madrid (21:00 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Man City, vendi i 22 (3F 2B 3H); Real Madrid, vendi i 11 (5F 0B 3H)
Spanjollët e Real Madrid kanë eleminuar 13 herë rivalët anglezë nga Champions League, më shumë se këdo tjetër nga 5 kampionatet kryesore evropiane.
Formacioni i mundshëm i Manchester City-t:
Ederson; Nunes, Akanji, Dias, Gvardiol; Silva, Kovacic; Foden, De Bruyne, Savinho; Haaland
Formacioni i mundshëm i Real Madrid:
Courtois; Valverde, Tchouameni, Asencio, Mendy; Camavinga, Modric; Rodrygo, Bellingham, Vinicius Junior; Mbappe

Sporting CP vs Borussia Dortmund (21:00 CET)
Paraqitja në fazën e Ligës: Sporting CP, vendi i 23 (3F 2B 3H); B. Dortmund, vendi i 10 (5F 0B 3H)
Sporting CP fitoi duelin e fundit Champions League mes dy klubeve në fjalë, Nëntorin e vitit 2021, pasi Borussia Dortmund kishte fituar 3 sfidat paraardhëse.
Formacioni i mundshëm i Sporting Lisbonë:
Israel; Fresneda, Diomande, Inacio, Araujo; Braganca, Debast, Morita; Trincao, Gyokeres, Quenda
Formacioni i mundshëm i Borussia Dortmund:
Kobel; Ryerson, Can, Schlotterbeck, Svensson; Sabitzer, Gross; Adeyemi, Brandt, Gittens; Guirassy
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.