Futboll

Play-off-i i Championsit, në lojë janë 6 vende që të çojnë në fazën e grupeve

Gazeta Si – Olimpik Marsejë, Gallatasaraji dhe PSV janë tre kandidatët kryesorë për të qenë në vazot e shortit të grupeve, që hidhet në Montekarlo më 31 gusht.

Është njohur tashmë edhe shorti i 6 sfidave të Play-off-it, që përcaktojnë 6 vendet e fundit të Ligës së Kampionëve 2023/24. Më 22 dhe 30 gusht luhen ndeshjet vajtje-ardhje, që vendosin për skuadrat që do të jenë në shortin e fazës së grupeve.

Protagoniste janë skuadra të rëndësishme, si Gallatasaraji, PSV Eindhoven dhe Olimpik Marsejë që kanë mësuar edhe kundërshtarin dhe janë në pritje të verdikteve të turit të dytë kualifikues.

Gjashtë sfidat janë këto:
Sllovan Bratislavë/Makabi Haifa-Jang Bojs
Anversë-AEK/Dinamo Zagreb
Rakov/Aris Limasol-Kopenaghen/Sparta Pragë
Klaksvik/Molde-Olimpia Lubjanë/Gallatasaraji
Rejnxhërs/Servete-PSV Eindhoven/Shturm
Braga/Backa Topola-Panathinajkos/O.Marsejë

Gjashtë skuadrat fiturse të këtyre përballjeve do të marrin pjesë në shortin e 31 gushtit në Montekarlo, ku do të përcaktohen edhe grupet e edicionit 2023/24 të Ligës së Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë