Futboll

Play-off-i i Botërorit/ Shorti vë në sprovë Italinë, rrezikon Portugalinë në finale

Një short me fat për gjysmëfinalen, por jo për finalen e mundshme për Italinë, që fillimisht ndeshet me Maqedoninë e Veriut dhe pastaj do të sfidojë fituesin e çifti Portugali-Turqi, dy skuadrat e tjera në minigrupin e saj.

Rrugëtimi i kampionëve të Europës drejt Botërorit të Katarit kalon nga play-off-i, që zhvillohet në marrs 2022. Shorti e ka vënë Italinë përballë Maqedonisë së Veriut, ku luajnë disa lojtarë shqiptarë, por në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos dhe Turqia, që ndeshen mes tyre në gjysmëfinalen tjetër.

Moment nga hedhja e shortit. Gazeta Si, 26 nentor 2021

Finalen e mundshme Italia do ta luajë në fushën e fituesit të çiftit Portugali-Turqi, sipas të gjithë gjasave në Portugali dhe koeficienti i vështirësisë këtu rritet ndjeshëm.

Çiftet e dala nga shorti
Gjysmëfinalet më 24 mars, finalet më 29 mars
Skoci-Ukrainë
Uells-Austri
Finalja mes fituesve të këtyre çifteve

Rusia-Poloni
Suedi-Çeki
Finalja mes fituesve të këtyre çifteve

Itali-Maqedonia e Veriut
Portugali-Turqi
Finalja mes fituesve të këtyre çifteve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë