Futboll

Platini akuzon Ceferin dhe Infantino: Uzurpues kolltuku, donin të më hiqnin qafe

Gazeta Si - Mishel Platini, ish-presidenti i UEFA-s dhe ish-lojtar i shquar i Juventusit dhe Francës, ka dhënë së fundi një intervistë për ‘La Stampa’. Ai ka prekur disa çështje dhe mes tyre ka sulmuar ashpër presidentin aktual të UEFA-s, Aleksander Ceferin, si dhe atë FIFA-s, Xhani Infantino.

"Fair play-i financiar? Pyesni ata të UEFA-s. Diçka reziston, por është e komplikuar për presidentin Ceferin që ta respektojë, kur mbështetësi i tij kryesor është emiri Al Khelaifi i PSG-së. E vërteta është se si Ceferin, ashtu edhe presidenti i FIFA-s Infantino, janë uzurpues të kolltukut.

Unë bëja futboll, ata politikë. Nuk ka një reformë në programet e tyre, përveçse të luhen sa më shumë ndeshje dhe të fitohen më shumë para. Kështu nuk respektojnë kompeticionet që kanë bërë historinë e futbollit", - ka theksuar Platini.

"Herët a vonë, Superliga do të bëhet, por jo kështu. Mos më bëni të them më shumë. Çështja ime gjyqësore? Çfarë më mbetet? Vetëm ideja e një komploti për të më hequr qafe”, - ka shtuar më tej frencezi, duke akuzuar sërish dy drejtuesit e FIFA-s dhe UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë