Futboll

Plas skandali në Spanjë, Barcelona ka paguar zv.presidentin e arbitrave për 3 vjet

Gazeta Si – Një skandal i madh ka shpërthyer së fundi në Spanjë. Sipas shtypit sportiv spanjoll, nga viti 2016 e deri në 2018-ën, Barcelona i ka dhënë zëvendëspresidentit të shoqatës së arbitrave të Ligës 1.4 milionë euro.

Johan Laporta, presidenti i Barcelones. Gazeta Si, 15 shkurt 2023

Katalanasit janë mbrojtur menjëherë, duke bërë me dije se në të kaluarën klubi ka punuar me bashkëpunëtorë të jashtëm për vlerësimet teknike të gjyqtarëve. Qëllimi i vetëm, sipas klubit blaugrana, është që të lehtësohet puna e stafit teknik, një praktikë e zakonshme kjo për blubet e nivelit të lartë në futboll.

Megjithatë, kjo histori në Spanjë konsiderohet si një skandal i madh dhe tashmë pritet të zbulohen detaje të tjera. Barcelona është gati të ndjekë rrugët ligjore ndaj akuzave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë