Lajme

Plantacion me kanabis në pyjet e Italisë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi kishin mbjellë një plantacion me kanabis në një pyll afër lumit Po.

Në pranga janë vënë shtetasit Artur Kurti dhe Masimo Vlashi.

U konfiskuan 291 bimë marijuanë dhe një sasi e thatë gati për shitje.

Dyshohet se dy shqiptarët janë punëtorë të plantacionit, por hetimet do të tregojnë nëse janë pjesë e një grupi më të fuqishëm kriminal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë