Futboll

Plani që ka Barcelona për të ardhmen e Lamine Yamal

Barcelona ka një numër lojtarësh që do t’u skadojë kontrata në vitin 2026, por Lamine Yamal pa asnjë dyshim do të jetë prioriteti i tyre kryesor, me 17-vjeçarin që po udhëheq blaugranasit përkundër moshës së tij të re.

Yamal tashmë po konsiderohet si fytyra e projektit të ri tek Barcelona nën urdhrat e Flick dhe drejtuesit duan të sigurohen se ai do të mbetet pjesë e tyre edhe për vitet në vazhdim.

Sipas medias spanjolle, Barcelona dëshiron që t’i dhurojë sensacionit spanjoll një kontratë afatgjatë.

Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2026, që do thotë në shumicën e rasteve se blaugranasit duhet të shtyjnë fortë për një rinovim të kontratës para fundit të vitit.

Sidoqoftë, ata kanë një klauzolë në kontratë e cila ua lejon atyre ta zgjasin marrëveshjen me Yamal për dy vite të tjera, që do të thotë se janë nën kontroll të të ardhmes së tij të paktën deri në vitin 2028.

Moretto gjithashtu nënvizon se Barcelona jenë të etur që t’i kënaqin të gjitha nevojat e Yamal që do të thotë se do të ketë një rritje të pagës. /telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë