Rend dhe Ligj

Plani për sezonin turistik, 35 mjete lundruese dhe 105 policë do monitorojnë hapsirën detare

Gazeta Si - Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sa i përket numrit të turistëve që vijnë në vendin tonë për sezonin turistik, ku është ngritur Njësia Policore Detare, e cila do të monitorojë të gjithë hapësirën ujore të vendit me 105 policë të trajnuar.

Në një konferencë të posaçme për shtyp, zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga ka bërë të ditur se do të jenë 1700 punonjës policie në terren për sezonin veror.

Sipas Bizhgës, vendosen shërbime shtesë të policisë në Theth, Valbonë, Lurë, Voskopojë dhe Dardhë. Në Theth e Valbonë do të ngrihen edhe stacioni provizore policore.

Masa shtesë janë parashikuar edhe në drejtim të planifikimit të burimeve njerëzore shtesë në pikat e kalimit kufitar, me qëllim rritjen e kontrollit në kufirin e gjelbër, parandalimin e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, parandalimin e krimeve kufitare, si dhe forcimin e kontrollit në kufirin blu.

Sa i përket sigurisë në plazhe, është ngritur dhe funksionon Njësia Policore Detare, e cila do të monitorojë të gjithë hapësirën ujore të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet një flote të përbërë nga 35 mjete lundruese Jet Ski dhe nëpërmjet një trupe policore të përbërë prej 105 punonjësish policie.

Gjithashtu, ka filluar kufizimi i qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave në ditët e pushimeve javore dhe të festave zyrtare.

Punonjësit e policisë do të patrullojnë me biçikleta duke mbikëqyrur të gjithë vijën bregdetare. Masa shtesë do të ketë edhe në pikat kufitare.

Gjithashtu ka filluzar kufizimi i qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në ditët e pushimeve javore dhe të festave zyrtare.

Kufizimi i tyre ka nisur me 15 Qershor dhe pritet të vijojë deri më 15 Shtator. Ndërkaq, sa i përket sigurisë në zonat turistike malore, policia njoftoi se ka planifikuar stacione policore provizore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë