Ngjarje

Lundrime në zonën e pushuesve dhe mjete pa leje / Policia bllokon 11 mjete dhe gjobit pronarët

Nga Gazeta 'SI' - Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 11 mjete lundruese në bregdetin shqiptar dhe kanë ndëshkuar me gjoba drejtuesit e tyre.

Policia njofton se janë bllokuar 4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale, nga Dhërmiu në liqenin e Komanit. Drejtuesit janë ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 10.000 deri në 200.000 lekë të rinj.

Në Durrës, kapiteni i një motopeshkarexhe libiane, u ndëshkua me masë administrative 300.000 lekë të rinj. Në Dhërmi, në Durrës dhe në Shëngjin shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski që lundronin në zonën e përcaktuar për pushuesit. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative nga 100.000 lekë të rinj secili.

Gjithashtu në Dhërmi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj pronarin e një mjeti lundures skaf, pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës për të dalë në det. Ndërkaq, në Radhimë, Vlorë, këto shërbime kanë ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronarin një mjeti lundrues gomone, pasi ishte  bregëzuar në zonë të ndaluar, pranë vijës bregdetare të plazhit.

Në Palasë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 1 tjetër mjet lundrues Jet Ski, pasi pronari i këtij mjeti, e ushtronte aktivitetin e dhënies me qira të mjeteve lundruese, pa u registruar në organet kompetente.

Shërbimet e Policisë Kufitare do të vijojnë monitorimn intensiv së hapësirës detare dhe kontrollin e mjeteve lundurese për gjatë të gjithë sezonit veror, me qëllim sigurinë e qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë