Lajme

Plagosje me thikë në Durrës, policinë e njofton urgjenca

Shtetasi L.B, 60 vjeç, është plagosur me thikë në qytetin e Durrësit dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 dhe policia është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku 60-vjeçari ka shkuar për t’u mjekuar plagët e marra nga sulmi me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë