Policia e Elbasanit në bashkëpunim me efektivët e komisariatit të Policisë Cërrik kanë vënë në pranga autorët e plagosjes së dy personave mbrëmjen e kaluar në “Kryqëzimin e Yllit” në Cërrik.
Në pranga janë vënë shtetasit Bruno Hyseni, 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor dhe Ilborjan Fejzullahu, 28 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor. Mësohet se Hyseni dhe Fejzullahu janë kunetër me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e kaluar u plagosën me pistoletë pas një konflikti fizik shtetasit G. K. dhe J. R.
Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre. Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cërrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.
Ndërkohë vijon puna për gjetjen e armës së krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.