Rend dhe Ligj

Plagosja e efektivit, policia jep 20 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit: Kujdes, është i armatosur

Gazeta Si - Policia e Tiranës vendos shpërblim 20.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e Klered Bozhanajt, autorit të plagosjes së efektivit të policisë në Tiranë, teksa bën apel për qytetarët të bëjnë kujdes pasi është i armatosur.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga RENEA, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi", - thuhet në një njoftim.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, "që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë"

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë