Lajme

Plagosi pronarin e shtëpisë në Fier, arrestohet punonjësi i policisë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar punonjësin e policisë në Fier, të akuzuar për “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Bëhet fjalë për Paulin Shpani, i cili ishte në gjendje të dehur dhe ka humbur kontrollin e makinës, duke dëmtuar gardhin e oborrit të shtëpisë së Soni Meços.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, pikërisht në fshatin Sheq i Madh, aksi rrugor Fier - Mbrostar, pranë karburant ALPET, punonjësi i policisë ka dalë nga rruga. Pasi ka dëmtuar gardhin e shtëpisë dhe është konfliktuar me pronarin e shtëpisë.

Ky i fundit, ka dalë nga shtëpia dhe ka debatuar me punonjësin e policisë, debat i cili ka degjeneruar në konflikt fizik mes tyre. Në këtë përplasje fizike, punonjësi i policisë është prezantuar dhe ka nxjerrë armën e shërbimit, duke i shkaktuar djegie në një nga gishtat e dorës.

Në këto kushte, janë kryer veprimet e plota proceduriale në vendngjarje dhe punonjësi i policisë është arrestuar në kushtet e flagrancës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë