Lajme

Plagosi policen me kapsollë në protestë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autori, që hodhi kapsollën në drejtim të efektives Ina Nuka, e cila humbi gishtat e dorës. Mësohet se ai është shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

24-vjeçarja efektive mbeti e plagosur pas shpërthimit të një plasëseje dhe për pasojë humbi dy gishtat e njërës dorë dhe u dëmtua në qafë.

Efektivja  është nisur mbrëmjen e sotme drejt Turqisë, ku do të marrë një trajtim të specializuar në një spital të Ankarasë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë