Drejtësia

Plagosi me thikë policin në Himarë, burg për autorin 60-vjeçar

Gazeta Si - Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 60-vjeçarin Theodhori Merkuri, i cili plagosi me thikë efektivin 25-vjeçar Redin Çaushaj pak ditë më parë në Himarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kthesës së fshatit Pilur kur polici që po kalonte në rrugë ndërhyri të ndalonte një konflikt mes disa personave.

Inspektori i policisë në Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit, kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.

Por u godit me thikë në qafë nga 60-vjeçari dhe u dërgua në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën. Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në Pilur. Policia e Vlorës vuri në pranga gjithashtu edhe një 39 vjeçar i akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë