Ka ndodhur

Plagosi me armë fqinjin për parkimin në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori

Gazeta Si - Autori i plagosjes së një 47-vjeçari në Tiranë mbrëmjen e të shtunës (17 shkurt) është vetëdorëzuar në polici këtë të hënë. Policia thotë se 31-vjeçari Amarildo Kamberi plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, Xhevahir Kolaverin. Shkak për ngjarjen u bë një konflikt banal mes tyre për shkak të një vendi parkimi.

Policia shton se ka sekuestruar edhe armën e përdorur për plagosjen si dhe një sasi municioni luftarak. Sa i përket Kolaverit ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Disa ditë më parë, 47-vjeçari Hali Koka humbi jetën pasi u godit me thikë nga fqinji i tij për shkak të një konflikti që kishte nisur prej kohës për parkimin e gabuar para pallatit.

Policia arrestoi autorin e dyshuar Ilir Koçilja, të cilin gjykata e la në “arrest në burg” dhe vendosi vlerësimin e gjendjes së tij mendore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë