Lajme

Plagos me thikë 25-vjeçarin në Kamëz, arrestohet autori

Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi ka plagosur me thikë një të ri pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet I. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Siç njofton policia, arrestimi i tij u krye pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë 25-vjeçarin me inicialet R. K.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

Ndërkohë, është sekuestruar mjeti prerës thikë, me të cilën autori kreu plagosjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë