Politike

“Pjetri”, Balla flet në emër të PS dhe u kërkon ndjesë shkodranëve

Për herë të parë Partia Socialiste ka kërkuar ndjesë për sitautën e krijuar në qytetin e Shkodrës, ku fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Valdrin Pjetri u dorëhoq për shkak të problemeve me ligjin e Dekriminalizimit.
Reagimi erdhi nga vetë numri dy i PS-së, sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla i cili me anë të një postimi në Facebook shprehu ndjesën për situatën e pazakontë të krijuar, në qyteti n të kthyer në “tabu” të socialistëve.
“Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, por si në çdo rast ne qëndruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik. Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo”, shprehet Balla.
Vakanca e krijuar me dorëheqjen e Pjetrit, pritet të shkaktojë edhe një debat në lidhje me faktin se si do të veprohet, do të duhet një dekret të ri, apo do të veprojë KQZ-ja, duke kërkuar përsëritje të zgjedhjeve. Sipas ligjit duhet që ketë një dekret të ri, ndërsa një gjë e tillë pritet të refuzohet nga presidentit Meta.
“Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin. Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar”, shprehet më tej Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë