Drejtësia

Pjesë e grupit të Koçekut në trafik droge e pastrim parash, dorëzohet në polici Erjon Rama

Gazeta Si – Erjon Rama, i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Artur Koçeku që merrej me trafikun e drogës dhe investonte paratë në sektorin e ndërtimit, është vetëdorëzuar në polici mesditën e kësaj të enjteje.

Ai del në dosjen e takimeve me krerët e karteleve jashtë vendit. Erjon Rama, i panjohur në botën e biznesit më parë, gjatë tre viteve të fundit ka nisur të ekspozohet si aksioner në kompani baresh dhe restorantesh.

Ai dyshohet se ka pastruar para për llogari te Artur Shehut në jug të vendit dhe në Tiranë. Strukturat e posaçme kishin shtrirë kontrollet për lokalizimin e tij, çka dyshohet se ka detyruar të kërkuarin të dorëzohet vullnetarisht në polici për t’u përballur me akuzat të ngritura nga SPAK.

Pas operacionit të javës së shkuar, SPAK lëshoi masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit u zhvillua për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000” në Farkë.

SPAK thotë se ka prova të konsiderueshme që vërtetojnë se trafikantët kanë drejtuar dhe kryer një sërë veprimesh noteriale mbi blerje të pasurive të paluajtshme, investimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të fshehur pas subjekteve ndërtuese të njohura në aktivitetin e ndërtimit dhe të cilat përfitojnë lehtësisht leje zhvillimi dhe ndërtimi si investitor strategjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë