Motosport

Piquet racist ndaj Hemiltonit, gjithë Formula 1 e dënon

Gazeta Si - Nelson Piquet ka qenë tri herë kampion bote. Një pilot i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë e ka kaluar vijën dhe jo vetëm në pistë. Edhe sot, gati 70 vjeç, ai ka treguar se vesi nuk ikën kollaj.

Këtë herë në fakt e ka kaluar masën. Rreth një muaj më parë, në prag të garës së Brazilit, ai ka fyer me shprehje raciste anglezin Ljuis Hemilton.

Nleson Piquet. Gazeta Si, 28 qershor 2022

Kur i është kërkuar një opinion në lidhje me kontaktin mes Vershtapen dhe Hemilton në Silverston, Nelson Piquet shprehur: "Zezaku e ka pozicionuar makinën në mënyrë të tillë, që Vershtapen nuk mund të kalonte.

Zezaku e ka bërë, sepse e dinte që ajo kthesë nuk mund të kalohej nga dy makina. Ishte me fat, sepse vetëm makina tjetër u përplas. Veproi në mënyrë të pistë".

Këto fjali kaluan pa u vënë re fillimisht. U kthyen në vëmendje pas pezullimit të pilotit të tretë të Red Bull, Juri Vips, për shkak të shprehjeve raciste në Twitch. Fjalët e Piquet janë risjellë nga disa media braziliane, ‘O Globo’ dhe ‘CNN Brasil’.

Reagimi i Formula 1 nuk vonoi. Federata dënoi fjalët e Piquet me një njoftim zyrtar të publikuar në Twitter: "Gjuha diskriminuese dhe raciste është e papranueshme në çdo formë. Nuk ka vend në shoqëri.

Ljuis është një ambasador i denjë i sportit tonë dhe meriton respekt. Puna e palodhur e Hemiltonit për diversitetin dhe gjithpërfshirjen janë një leksion për të gjithë. Për këtë impenjohemi të gjithë në F.1″.

Qëndrim për çështjen në fjalë kanë mbajtur edhe FIA dhe skuderia Mercedes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë