Futboll

Pioli ‘Stoli i Artë’ për sezonin e fundit, kolegët e votojnë si më të mirin

Gazeta Si – Dhe fituesi është… Stefano Pioli, natyrisht. Me 33 vota nga 46 në total të kolegëve, trajneri i Milanit ka fituar çmimin e ‘Stolit të Artë’ për sezonin 2021-22. Ai riktheu Milanin te titulli dhe ishte e pritshme që të shpallej më i miri sot në Koveriano, shtëpinë e trajnerëve.

Stefano Pioli ia doli të rikthente Milanin te titulli pas 11 vitesh me një ecuri mjfat të mirë, me kualitet dhe qëndrueshmëri. Ai e ka marrë çmimin me votat e kolegëve, thuajse të gjithë të pranishëm, me përjashtim të atyre që janë të impenjuar në Champions, Spaleti dhe Inzagi.

Stefano Pioli, trajneri i Milanit. Gazeta Si, 20 shkurt 2023

Të njëjtin çmim, por për Serinë B, e ka fituar Fabio Pekia, i cili ngjiti Kremonezen në Serinë A.

"Jam mjaft i emocionuar, - tha Pioli përpara një videoje të triumfit të Milanit, - kur rishoh atë që kemi bërë vitin e kaluar. I ndjej ende ato emocione. Dua ta ndaj këtë vlerësim me të gjitha ata që punojnë në Milanelo, me stafin tim dhe mbi të gjitha me lojtarët, sepse stërvis një grup special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë