Njerez

Pink pozitive bashkë me të birin 3 vjeç, dhuron për kërkimin shkencor 1 mln$

Këngëtarja zbulon në mediet sociale se është shëruar nga Covid-19: Ajo thotë qëndroi në shtëpi me familjen duke ndjekur udhëzimet e mjekut. "Kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe të sëmurë, të pasur dhe të varfër, ne duhet t'i bëjmë analizat falas dhe testet duhet të jenë të arritshëm për të gjithë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona"

"Ne e bëmë sërish testin dhe dolëm negativë." Në përfundim të trajtimit mjekësor, Pink zbulon në mediet sociale në lidhje me rikuperimin e saj dhe përvojën me koronavirusin që ka prekur atë dhe djalin e saj, Jameson. Ajo tregon se ka dhuruar një milion dollarë për kërkime shkencore në lidhje me koronavirusin. "Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë shfaqëm simptomat e Covid-19. Për fat të mirë, mjeku ynë i familjes na kreu testet dhe unë rezultova pozitive bashkë me djalin", thotë këngëtarja në Instagram me një foto që e portretizon atë duke buzëqeshur me sëbashku me të birin 3 vjeçar.

"Unë kam qendruar me familjen në shtëpi dhe kemi qenë në izolim për dy javët e fundit, duke ndjekur udhëzimet e mjekut tonë. Vetëm disa ditë më parë ne e ribëmë testin dhe tani jemi negativ. “Është absurd” nënvizon artistja, mosarritja e qeverisë sonë për të bërë teste në masë të gjerë. Kjo sëmundje është e vërtetë, reale dhe serioze. Njerëzit duhet ta dinë që sëmundja prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe ne duhet t'i bëjmë testet falas dhe në masë. Tamponët duhet të jenë të arritshëm për të gjithë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona ".

Pink mandej tregon kontributin e saj. "Në përpjekje për të mbështetur punonjësit e shëndetësisë që luftojnë në vijën e parë të frontit çdo ditë, unë po dhuroj 500 mijë dollarë në fondin e urgjencës së Spitalit Universitar Temple në Philadelfia për nder të nënës time, Judy Moore, e cila punoi atje për 18 vjet në departamentin e kardiologjisë dhe në qendrën e transplantimit. Gjithashtu, kam dhuruar 500 mijë dollarë për fondin e emergjencës Covid-19 të ngritur nga qyteti i Los Anxhelosit. Faleminderit për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor, sanitarët dhe të gjithë njerëzit në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë. Ju jeni heronjtë tanë ". Dhe ajo përfundon me një apel përfundimtar: "Dy javët e ardhshme janë vendimtare: ju lutemi qëndroni në shtëpi"/repubblica.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë