Futboll

Pikë në Premier League

Nga Gazeta Si – Më shumë se 60 klube kanë luajtur në nivelin më të lartë të futbollit anglez prej vitit 1888 – por cili mes Arsenal, Liverpool dhe Manchester United ka grumbulluar më shumë pikë? Ndoshta do të surprizoheni kur të mësoni se Liverpool kryeson ndërsa Tottenham është skuadra më e dobët nga “BIG6”. Pjesa tjetër klasifikohen në këtë rend: Arsenal, United, City dhe Chelsea. Everton që rrallë ka luajtur mes inferiorëve dhe Aston Villa vendosen mes tyre. Gjigandët e Veriut sic njihen ndryshe Newcastle dhe Sunderland plotësojnë “top 10”. West Brom është e para jashtë tyre dhe që aktualisht ndodhet mes inferiorëve. Mes vende 10-20th gjejmë  Blackburn Rovers, Sheffield Wednesday, Derby County dhe Sheffield United. Më e mira që nuk ndodhet në dy kategoritë më të forta është Bolton. Skuadra më e mirë nga League One është Blackpool ndërsa në vazhdim mund të gjeni klasifikimin e “top50” skuadrave më të forta në periudhën Shtator 1888-Maj 2025:

1. Liverpool – 7332 pikë
2. Arsenal – 7148
3. Everton – 6917
4. Manchester United – 6733
5. Aston Villa – 6227
6. Manchester City – 5740 
7. Chelsea – 5417 
8. Tottenham Hotspur – 5406 
9. Newcastle United – 5186 

10. Sunderland – 4560 
11. West Bromwich Albion – 4091 
12. Wolverhampton Wanderers – 3716 
13. Blackburn Rovers – 3702 
14. Bolton Wanderers – 3697 
15. Sheffield Wednesday – 3552 
16. West Ham United – 3428 
17. Derby County – 3303 
18. Sheffield United – 3266 
19. Leeds United – 3189 
20. Burnley – 3148 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë