Jete & Stil

Pijet që ju dëmtojnë dhëmbët

Lëngjet janë në krye të recetës gjatë kësaj periudhe, por duhet pasur parasysh se disa lëngje kanë efekte negative në shëndetin oral.

 Ekspertet  nuk sugjerojnë që këto lëngje t’i zhdukim  nga vaktet ushqimore, por ato duhet të konsumohen në mënyrë të  moderuar.

Më poshtë i keni këto tri pije të cilat në mënyrë të fshehtë janë duke jua dëmtuar dhëmbët:

Lëngjet e frutave
Të gjithë e dimë se pemët janë të shëndetshme dhe mund ta shijojmë nga një gotë lëng portokalli në mëngjes, por portokajtë dhe frutat tjerë citrikë si lemonët, grejpfrutët e ananasi përmbajnë sasi të larta të sheqerit dhe nivele të larta të aciditetit që janë të dëmshme për dhëmbët.

Kafja/Çaji
Shumica prej nesh nuk mund ta kalojmë një ditë të tërë pa të paktën një gotë (ose dy) kafe ose çaj. Por a e keni ditur se kafja gjithashtu është acidike? Përveç se është acidike dhe jua dëmton smaltin, nëse përdorni edhe sheqer ju vetëm sa i dëmtoni më shumë dhëmbët.

Pijet energjike/sportive
Të gjithë e dimë se ushtrimet fizike janë esenciale për një mirëqenie të mirë, por, a e keni ditur se pijet energjike dhe sportive shpeshherë mbajnë sasi të larta të acidit dhe sheqerit?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë