Njerez

“Pijanecët” janë më të zgjuar

Për të gjithë ata që pendohen në mëngjes sa herë që një natë më parë e kanë tepruar me alkoolin mbërrin një lajm i mirë.

Një studim i ndërmarrë nga një grup sociologësh britanikë gjeti në përpjestim të drejtë konsumin e alkoolit me koeficientin e zgjuarsisë. E thënë më thjeshtë: njerëzit e zgjuar janë pijedashësit më të mëdhenj.

“London School of Economics” studioi për disa muaj me radhë stilin e jetës dhe karrierën të rreth 1 mijë personave, që të gjithë të moshësh 39-vjeçare. Në studim u përfshin të dyja gjinitë.

“Sa më shumë të edukuara që të jenë gratë, aq më shumë priren drejt gotës së verës, madje pjesa dërrmuese e rasteve me varësi ndaj alkoolit janë femra të mirëarsimuara dhe me një karrierë të suksesshme”, thuhet në studim.

Mes grave dhe burrave pijedashës ka një diferencë. Sipas studimit, 71 për qind e grave me një karrierë të suksesshme konsumojnë alkool, ndërsa tek burrat kjo shifër ndalet tek 49 për qind.

E duket se zgjuarsia në vitet e para të jetës sinjalizon një person që në moshën madhore do të konsumojë alkoolin, të paktën në Britaninë e Madhe. Sipas National Child Development Study, me qendër në Londër ka një lidhje të qartë mes zgjuarsisë së fëmijëve dhe alkoolit. Edhe këtu lidhja është në pëpjestim të drejtë.

Në këtë studim disavjeçar janë përfshirë adoleshentë. Në mbi 80 për qind të rasteve, nxënësit me notat më të mira në shkollë konsumonin të paktën 1 herë në muaj alkool, ndërsa ata më të dobëtit deklaronin se nuk e kishin provuar kurrë atë.

Edhe studiuesit finlandezë kanë arritur në një përfundim të ngjashëm në vitin 2013. Ata morën në studim 3 mijë binjakë. I pari mes binjakëve që niste të fliste ishte gjithashtu edhe më i prirur për të konsumuar alkool dhe të dehej përgjatë viteve të adoleshencës dhe në moshën madhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë